Tensione në kufirin turko-grek/ Greqia tenton të mbyllë kufirin, forcat turke i sulmojnë me gaz lotsjellës

Tensione në kufirin turko-grek/ Greqia tenton të mbyllë kufirin, forcat turke i sulmojnë me gaz lotsjellës

18:07, 01/03/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se që nga ora 09:55 sipas kohës lokale, nga Turqia janë larguar plot 100,577 emigrantë.

Fluksi masiv, gjithmonë në rritje ka shkaktuar tensione dhe përplasje në kufirin turko-grek.

Forcat greke të sigurisë po tentojnë të mbajnë larg territorit të tyre emigrantët, por forcat turke I kanë sulmuar me gaz lotsjellës me qëllim hapjen e kufirit dhe depërtimin brenda Greqisë të refugjatëve, raporton Syri.net.

Situata është mjaft kritike ndërsa kërcënimi I presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se “kufijtë nuk do të mbyllen” pritet të përkeqësojë situatën.

Brenda territorit turk numërohen mbi 3,6 milionë refgjatë sirianë dhe jo vetëm dhe hapja e kufirit nga ana e Ankarasë po shqetëson edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilat i druhen një tjetër fluksi emigrator drejt vendeve të tyre. /A.R, Syri.net

Situata në kufirin turko-grek:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco