AUDIO-INÇIZIMI/ Zaev si Rama, kapet duke kontrolluar drejtësinë

AUDIO-INÇIZIMI/ Zaev si Rama, kapet duke kontrolluar drejtësinë

18:16, 23/02/2020
A+ Aa A-

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka publikuar sot nga një konferencë për shtyp një audio-inçizim, në të cilën pretendon se ish-kryeministri Zoran Zaev, bisedon për vendime të Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas deputetit opozitar, Zaevi në mënyrë direkte është përzier në vendimet e gjyqësorit.

Ai gjithashtu ka thënë se ish-prokurorja Katica Janeva ka qenë e lidhur ngushtë me liderin e LSDM-së, dhe se pa ndihmën e tij nuk do të kishte qenë e mundur “Zhvatja”, raporton Alsat-M.

“Zaev nëpërmjet këtij incizimi dëshmon se nuk ka qenë vetëm kryeministër, por edhe prokuror dhe prokuror special”, u shpreh Antonio Milloshoski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco