‘Dita e Pavarësisë’/ Pompeo thirrje Serbisë: Presim normalizim të raporteve me Kosovën

‘Dita e Pavarësisë’/ Pompeo thirrje Serbisë: Presim normalizim të raporteve me Kosovën

18:19, 15/02/2020
A+ Aa A-

Duke uruar Serbinë për ‘Ditën e Pavarësisë’, Sekretari i Shtetit Pompeo, ka shtuar se SHBA pret normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën.

Permes një letre të dërguar, Pompeo ka përmendur edhe normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë marrëdhëniet me Serbinë dhe kanë në vizion një Serbi demokratike, të zhvilluar ekonomikisht që është në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar në Europë”, thuhet në deklaratë.

Duke iu referuar kontekstit aktual, Pompeo ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet në një të ardhme të afërt. 

“Ne jemi të inkurajuar nga ngjarjet e fundit që janë tregues i hapave drejt lehtësimit të investimeve, turizmit dhe lidhjeve tregtare me Kosovën.  

Popmpeo shprehet optimistë që Serbia dhe Kosova do të bëjnë përparime të mëtejshme në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”. 

“Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë. Vendet tona kanë qëndruar krah për krah në të dy luftërat botërore dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për një kohë të gjatë integrimin europian të Serbisë”, thuhet tutje në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco