Tensionet/ Vuçiç flet për Malin e Zi dhe ‘dështimin e Mini-Shengenit’

Tensionet/ Vuçiç flet për Malin e Zi dhe ‘dështimin e Mini-Shengenit’

10:56, 03/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka gjetur veten sërish në një situatë të vështirë pasi ambasada e Malit të Zi në Beograd u sulmua një natë më parë.

Mali i Zi reagoi duke thënë se ishte një sulm nga njerëz të pacivilizuar, kurse Vuçiç tha se ambasada ishte e mbrojtur.

Sulmi erdhi pas një ndeshje, kur një grup tifozësh sulmuan flamurin e Malit të Zi.

Vuçiç tha se ka në plan të vizitojë Malin e Zi. Ai shtoi se ky vend nuk ka pse druhet se po i cenohet pavarësia.

Në sulmin mbi ambasadë merrnin pjesë elementë ekstremistë serbë dhe malazez. Sulmi ka shtuar frikën se Serbia po e përdor rajonin si të dojë për interesat e saj.

Ndërkohë, Vuçiç komentoi për Pink TV edhe çështjen e Mini-Shengenit, duke folur për herë të parë për dështimin e mundshëm të kësaj nisme. Ai tha se nëse dështon, të paktën do mbahet mend si diçka me vlerë.

“Është e rëndësishme për ne të ndihmojnë biznesin dhe qytetarët për të lehtësuar lëvizjen e lirë... edhe nëse dështojmë, kjo përpjekje do mbahet mend si diçka me vlerë që ne donim të bënin për popullin tonë,” tha Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/01/2020 14:33

Është e rëndësishme për ne të ndihmojnë biznesin dhe qytetarët për të lehtësuar lëvizjen e lirë... edhe nëse dështojmë, kjo përpjekje do mbahet mend si diçka me vlerë që ne donim të bënin për popullin tonë,” tha Vuçiç. VAZHDIMI.. në bythë të Kosovës, Shqipërisë... me ndihmën e e dramës, hathaçiqit ... të paguar rëndshëm për tradhëtinë e madhe. Marshallah çfarë qytetnijet, na barbart e Kastriotit, kem me pasun prej Serbijet, kur serbjan t'na quejn mbas sodit. Në mos tjetër kem me msue, me thye benë që bajm m'therorë, gratë për s'deknit me përdhunue, me pre njerzt që na bin n'dorë. Tanë jetën Serbia ka shpërnda helmin me fjalë të ngjyeme me mjaltë. Mos i xani besë serbit, amanet nga të parët... mos i xani besë vllahut ortodoks, katolik, mysliman, çifut, komunist, i pafe, i pa atdhe, skicofren bipolar, mashtrues giga hajdut E Drama.

Shto koment

Denonco