Akuza të rënda/ 4 ton kanabis në një fermë afër Beogradit, opozita: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij

Akuza të rënda/ 4 ton kanabis në një fermë afër Beogradit, opozita: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij

21:51, 09/12/2019
A+ Aa A-

Ndihmësi presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për t’i pastruar ata nga akuzat e opozitës, ka kërkuar një hetim mbi shefin dhe vëllain e tij.

Prej kohësh opozita serbe i ka akuzuar ata se ishin të lidhura me një fermë të paligjshme kanabisi, por mesa duket, akuzat e saj lidhen me sekuestrimin e pothuajse 4 ton marijuanë të kultivuar në serë, në një fermë organike afër kryeqytetit.

Pronari, i cili kishte kërkuar subvencione shtetërore për rritjen e kërpit jo psikoaktiv është arrestuar nga policia, por nuk ka prova të qarta, nëse ai mori mbështetje financiare.

Edhe në këtë rast, opozita akuzoi Vuçiç dhe vëllain e tij për mbrojtjen e fermerit.

“Ka vetëm një të vërtetë”, tha Milos Vuceviç, nënkryetari i partisë së Vuçiç, para gazetarëve në Beograd, këtë të hënë, pas paraqitjes së një kërkese për prokurorët.

Qëllimi është të rrëzojmë “gënjeshtra dhe shpifje të keqija dhe të përcaktosh nëse ata që i bënë akuzat gënjejnë” tha ai.

“E gjithë çështja është të tregoni se kush gënjen. Thjesht duhet ta ndalosh atë dhe t’u tregosh njerëzve se çfarë lloj gënjeshtarësh janë këta njerëz”, tha Vuçiç të dielën.

Partitë e opozitës thonë se ai ka përdorur padrejtësisht pozicionin e tij për të shfrytëzuar mediat shtetërore, për të forcuar mesazhet e tij dhe për të margjinalizuar rivalët. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco