FOTO/ Operacioni turk në Siri, mësues dhe nxënës në Gostivar përshëndesin ushtarakisht

FOTO/ Operacioni turk në Siri, mësues dhe nxënës në Gostivar përshëndesin ushtarakisht

22:18, 18/10/2019
A+ Aa A-

Disa qindra nxënës nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruara nga mësimdhënësve të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofanzivës tejkuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton MOF.

Fotografitë e ndara në faqen e shkollës në Facebook, janë me dixhiturën se, më 17 tetor 2019, drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit nga shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” me këtë akt japin mbështetje të konsiderueshme për sulmin turk ushtarak tejkufitar.

Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan. Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.

    Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravari për Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.

    “Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

    Të njëjtin veprim bënë edhe futbollistët kombëtares turke gjatë dhe pas ndeshjes me Shqipërinë, gjest që solli edhe reagimin e UEFA-s.

       

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      PATRIOTI DT 19 tetor 201919/10/2019 13:19

      Me një opozitë të falimentuar jashtë parlamentare , me një president jashtë loje ku çdo dekret i tij nuk zbatohet Km. I Shqipërisë as që e ruan fare për dorheqje apo për zgjedhje të parakohshme. Turp i kombit shqiptar.

      Enri19/10/2019 09:55

      Turp, Servilizem, nenshtrim, pa identitet, maskarallek!

      Shto koment

      Denonco