Negociatat me BE/ Dimitrov: Maqedonia e Veriut të vlerësohet e ndarë në Shqipëria

Negociatat me BE/ Dimitrov: Maqedonia e Veriut të vlerësohet e ndarë në Shqipëria

15:43, 30/08/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov kërkon që vendi i tij të trajtohet dhe të vlerësohet i ndarë nga Shqipëria sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë komunikimit me gazetarët në Helsinki të Finlandës, Dimitrov u pyet nëse Maqedonia e Veriut rrezikon negociatat për shkak se po trajtohet së bashku me Shqipërinë. Ai theksoi se vlerësimi për të dyja vendet do të ishte gjë e mirë, por në rast kundërshtimesh është më mirë që të vlerësohet njëri (Maqedonia) sesa asnjëri.

Ai deklaroi se “ky është një proces i bazuar në meritë dhe në këtë proces duhet t’i vlerësosh vendet të ndara”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco