FOTO/ Dëftesat  shkollore në Maqedoni ishin shqip që në 1947-ën

FOTO/ Dëftesat shkollore në Maqedoni ishin shqip që në 1947-ën

11:02, 17/08/2019
A+ Aa A-

Sfida e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut e pikërisht për gjuhën shqipe ka nisur që moti, me dekada e madje edhe me shekuj duke e ditur që shqiptarët janë popull autokton në këto troje, ndërsa popujt tjerë duke u shfaqur si më të fortë në këtë drejtim dhe sundues me një fjalë, gjithmonë kanë dominuar në këto troje mirëpo nëse flasim për kohën prej shumë vitesh më herët shqiptarët thuajse kanë pasur të drejtat e tyre të përdorimit të gjuhës amtare si në dokumentacione të ndryshme, në shkolla etj, shkruan Zhurnal.mk.

Në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga Agjencia e lajmeve Zhurnal që daton nga viti 1947 e që është dëftesë shihet qartë se gjuha shqipe ka qenë e pranuar edhe para ndryshimit të Kushtetutës së vendit në vitin 2001/02 ku edhe u ‘zyrtarizua’ për herë të parë pas shumë vitesh gjuha shqipe si zyrtare duke u futur kështu edhe në Kushtetutën e vendit. Në dokumentin në fjalë qartë shihet se shqiptarët në atë kohë kanë pasur të drejta të barabarta me gjithë popujt që kanë jetuar në këto troje.

    Mirëpo, edhe pas vitit 2002 dhe mbarimit të konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut në mes të dy palëve asaj maqedonase dhe shqiptare, sfida e njejtë ka vazhduar ndërvite duke e bërë kështu edhe më sfiduese për faktin se përdorimi i gjuhës edhe pse zyrtarisht në letër ekzistonte në praktikë në asnjë mënyrë të zbatohet duke hasur kështu në shumë sakrifica dhe zbatica të cilat doemos duhej dikush t’i shtyjë përpara, shkruan Zhurnal.mk.

    Proklamimet e ndryshme nga ana e partive politike nëse shohim realitetin në teren në zbatimin e kësaj praktike gjithnjë bien poshtë pasiqë duken shumë ‘false’ dhe jo të vërteta pasiqë në fakt zbatimi i ligjit të gjuhëve dhe përdorimi i gjuhës shqipe edhe pas shumë dekadave nuk gjen zbatimin e duhur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco