Athinë, zjarrfikësit arrijnë në mëngjes të vënë zjarret nën kontroll, rreziku mbetet

Athinë, zjarrfikësit arrijnë në mëngjes të vënë zjarret nën kontroll, rreziku mbetet

09:30, 12/08/2019

Sot në mëngjes, zjarrfikësit grekë arritën të vënë nën kontroll zjarret e fuqishëm që shpërthyen në lindje të Athinës. Rreziku mbetet ende i madh për shkak të erërave që fryjnë dhe i shpërndajnë me shpejtësi. Kujtojmë se Greqia përjetoi një tragjedi nga zjarri që ra në fshatin Mati një vit më parë.

Nbrëmë, 5 shtëpi u evakuuan.Banorët arritën të iknin para mbërritjes së zjarrit. Njera u dogj plotësht, të tjerat u dëmtuan nga jshtë.

Në lidhje me shkaqet e zjarrit në rajonin Aticca, Departamenti i Krimeve po heton por deri më tani nuk ka asnjë provë për zjarrvënie.

Për të lehtësuar funksionimin e zjarrfikësve, trafiku u ndalua në rrugët që të çojnë në mal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco