Serbi, vritet me thikë emigranti 20-vjeçar

Serbi, vritet me thikë emigranti 20-vjeçar

10:11, 06/06/2019
A+ Aa A-

Një emigrant është vrarë në Beograd në një zonë refugjatësh. Siç raportojnë mediat serbe, viktima është një shtetas afgan dhe është goditur me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një konfrontimi mes emigrantëve në një kafene, ku emigranti 20-vjeçar fillimisht u plagos, por më pas ndërroi jetë.

Policia rrethoi zonën dhe nisi një operacion për arrestimin e autorit, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në Serbi, sipas UNHCR-së, aktualisht ekzistojnë rreth 3.600 refugjatë ose emigrantë. Autoritetet serbe, megjithatë, vlerësojnë se ka 600-700 emigrantë të tjerë që shmangin regjistrimin.

Numri i tyre i saktë është e pamundur të përcaktohet pasi shumë prej tyre lëvizin vazhdimisht, duke u përpjekur për të kaluar ilegalisht në vendet fqinje (Bosnja, Kroacia, Hungaria) me shpresën se ata do të mbërrijnë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, ku është edhe destinacionin e tyre përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco