Tragjedi në Shkup, vdesin në punë dy vëllezër

Tragjedi në Shkup, vdesin në punë dy vëllezër

15:47, 01/06/2019
A+ Aa A-

Dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut deri sa po punonin në hapjen e një kanali të një objekti banimi në Shkup.

Viktimat janë vëllezër të moshës 26 dhe 28 vjeç, që po punonin në kompaninë e babait të tyre. Tragjedisë i ka shpëtuar një person i tretë (54 vjeç) i cili është nxjerr i gjallë me lëndime trupore nga persona të tjerë dhe i ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendin e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 në komunën e Çairit. Policia dhe ekipet e hetuesit po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco