VIDEO/ Dalja e parë si kreu i shtetit, Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve

VIDEO/ Dalja e parë si kreu i shtetit, Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve

22:52, 05/05/2019
A+ Aa A-

Stevo Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit (jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve), dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu edhe në gjuhën shqipe falenderoi të gjithë shqiptarët që e votuan.

“Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.

“Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve”, tha ai.

Stevo Pendarovski zëvendëson në postin e presidentit të Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanovin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco