Stevo apo Gordana për Maqedoninë e Veriut?! Me 99% të votave të numëruara, ja kush kryeson

Stevo apo Gordana për Maqedoninë e Veriut?! Me 99% të votave të numëruara, ja kush kryeson

07:42, 22/04/2019
A+ Aa A-

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, forcat do t'i masin kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

Gjithsej kanë votuar 755.709 qytetarë ose 41.81%, të vlefshme ka gjithsej 722.897 fletëvotime kurse 32.825 fletëvotime janë të pavlefshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco