Opozita turke shpall fitoren në tre qytetet e mëdha

Opozita turke shpall fitoren në tre qytetet e mëdha

00:15, 01/04/2019
A+ Aa A-

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës, sipas të dhënave të partisë së tij.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir, raporton Reuters.

Sipas tij, kjo parti ka fituar edhe në shumë qendra tjera duke e mposhtur partinë e presidentit Tayyip Erdogan.

‘E di se kemi fituar në Stamboll, është shumë e qartë’, ka thënë kandidati i kësaj partie Ekrem Imamoglu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco