Maqedonia e Veriut/ Kandidatura konsensuale për President, kush është Stevo Pendarovski

Maqedonia e Veriut/ Kandidatura konsensuale për President, kush është Stevo Pendarovski

09:30, 02/03/2019
A+ Aa A-

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i qeverise ne Maqedoni pas takimit me partitë nga koalcioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalcioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e idesë  për kandidat të përbashkët për president të shtetit.  Biografia e shkurtër e kandidatit për president, Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analist.

Pendarovski është docent për sigurinë ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolegj - Shkup dhe ish kandidat për President të Republikës së Maqedonisë.

Pendarovski pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit analizeës në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përrveç kësaj, gjatër tri viteve ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.

Nga viti 2001 është emëruar shef i sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco