Blerja e avionëve luftarakë, Kroacia i jep afat Izraelit për F-16

Blerja e avionëve luftarakë, Kroacia i jep afat Izraelit për F-16

12:56, 04/01/2019

Kroacia i ka kërkuar Izraelit të kapërcejë një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe të konfirmojë se mund të arrijë një marrëveshje për shitjen 12 avionë luftarakë amerikanë të përdorur.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë tha të enjten se Izraeli duhet të kthejë përgjigje deri më 11 janar ose marrëveshja prej 500 milion dollarë për një duzinë avionësh F-16 do të anulohej.

Izraeli bëri një marrëveshje me Kroacinë për shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Barak në mars, në pritje të marrjes së lejes nga SHBA për lejimin e shitjes së avionëve tek një palë e tretë.

Por marrëveshja hasi probleme, për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit la të nënkuptohet se nëse  Izraeli dëshiron të shesë avionët atëherë duhet ti heqë të gjitha përmirësimet që i ka bërë, pasi i mori nga SHBA 30 vite më parë.

Izraeli përmirësoi avionët me sisteme të sofistikuara elektronike dhe radarë, arsye për të cilën Kroacia vendosi të blejë aeroplanët nga Izraeli dhe jo nga SHBA.

"Nëse avionët nuk janë në përputhje me atë që kemi rënë dakord, marrëveshja nuk do të mbyllet dhe ne do të kemi një tjetër ofertë blerjeje,"-tha kryetari i parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.

Marrëdhëniet midis administratës së Trump dhe Izraelit kanë qenë të afërta, veçanërisht në çështjet e mbrojtjes. Por shitja e avionëve në Kroaci duket të jetë një përjashtim.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan të martën në Brazil, por nuk arritën një marrëveshje për t'i dhënë fund bllokimit.

"Ne presim qëndrime përfundimtare dhe të qarta nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për këtë çështje dhe pastaj do të marrim një vendim përfundimtar,"-Plenkoviç.

Ministri kroat i Mbrojtjes Damir Krstiçeviç tha të enjten se Izraeli ofroi garanci gjatë procesit të tenderimit të kontratës se zyrtarët e SH.B.A.-së do të siguronin shitjen.

Polemika mbi ofertën shkaktuan thirrje për dorëheqjen e Krstiçeviç. Marrëveshja është blerja më e madhe ushtarake e Kroacisë që kur u nda nga federata jugosllave gjatë luftës së viteve 1991-95.

Anëtari i NATO-s Kroacia përballet me një garë mini-armësh me aleatin rus të Serbisë, i cili së fundi ka marrë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 rusë të përdorur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment