Reagon Rusia/ Nuk e njohim emrin e ri të Maqedonisë

Reagon Rusia/ Nuk e njohim emrin e ri të Maqedonisë

12:22, 21/10/2018
A+ Aa A-

Rusia nuk do të njohë emrin e ri të Maqedonisë, pas marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit. Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Twitter.

Sipas ambasadës, Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues para 26 vjetësh.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshoje qëndrimin e saj”, thuhet në profilin e ambasadës ruse në Shkup.

Kujtojmë se dy ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco