Shkrumbohet Muzeu i Luftës në Kretë, i mbeten vetëm muret

Shkrumbohet Muzeu i Luftës në Kretë, i mbeten vetëm muret

10:01, 23/07/2018
A+ Aa A-

Muzeut të Luftës në Chania të Kretës tashmë i kanë mbetur vetëm muret. Një zjarr i fuqishëm që nisi rreth orës 21:30 të mbrëmjes e shkatërroi atë terësisht.

Forcat zjarrëfikëse ishin në betejë me flakët gjatë gjithë natës dhe vetëm mëngjesin e së hënës mund të vënë në kontroll zjarrin por pa mundur të shpëtojnë gjë.

Çatia dhe të gjitha pjesët e brendshme të ndërtesës, të cilat ishin kryesisht ndërtime prej druri, u shkatërruan plotësisht.

Zjarrfikësit arritën të kufizonin zjarrin në zonën e muzeut, pasi ekzistonte rreziku i zgjerimit të tij, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre gjithashtu në zonë.

"Një monument i rrallë i arkitekturës, me vlerë të madhe për qytetin humbi", tha kryetari i Bashkisë së Chanias, Tasos Vamvoukas, i cili shkoi në vendngjarje.

Sipas tij, në ndërtesë nuk kishte materiale të trashëgimisë historike përveç arkivave.

Për shkaqet e sakta që shkaktuan zjarrin shkatërrues, tashmë është duke u zhvilluar një  hetim.

Muzeumi i Luftës në Chania është një Muze historik ushtarak. Ai është vendosur në një ish- kazermë italiane  e ndërtuar në vitin 1870  nga arkitekti italian Macau.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco