Daçiç: Nuk kemi çfarë t'i urojmë Maqedonisë

Daçiç: Nuk kemi çfarë t'i urojmë Maqedonisë

14:25, 21/06/2018
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçic, deklaroi se Serbia nuk e ka uruar Maqedoninë për Marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve t me Greqinë, sepse nuk ka çfarë t'i urohet.

“Nuk e uruam sepse nuk kemi çfarë t'i urojmë. Kemi mendim pozitiv dhe mbështesin çfarëdo marrëveshje me të cilën dakordohen punët të zgjidhen në rrugë të qetë”, deklaroi sot Daçiç, i pyetur nëse Serbia e ka uruar Maqedoninë për marrëveshjen.

Daçiç në konferencë për media me homologun e tij nga Liberia, tha se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është çështje bilaterale dhe se Serbia nuk ka nevojë të përfshihet, sepse nuk është ftuar. “Gjithsesi se duam të zgjidhet dhe u dëshirojmë fat Athinës dhe Shkupit, të mos hyjmë në atë kush si quhet, dhe kjo të kontribuojë për stabilitetin e rajoni”, deklaroi Daçiç. Ai mes tjerash shtoi se të gjithë presin përfundimin e procesit rreth Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Athinës./Zhurnal 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco