Tragjedia godet në Maqedoni, digjen në banesë tre fëmijë të mitur

Tragjedia godet në Maqedoni, digjen në banesë tre fëmijë të mitur

08:38, 21/06/2018
A+ Aa A-

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Velesit në Maqedoni, ku tre fëmijë janë djegur në një shtëpi, si pasojë e një zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 17:00.

Viktimat janë të miturit 1, 3 dhe 4 vjeç. Zjarri shpërtheu shpërtheu në banesën ku ndodheshin fëmijët, ndërsa siç thonë fqinjët familja ishte me probleme të rënda sociale, raporton Alsat-m.

Fëmijët e moshës një, dy dhe katër vjeç, të cilët u dogjën në zjarr, ishin të vetëm dhe të mbyllur në shtëpi në Veles, ndërsa prindërit e tyre ishin duke blerë në dyqan, tha zëdhënësi i SPB-së në Veles, Verolub Dodevski.

Familja ka qenë në gjendje të vështirë sociale, ka jetuar në një ndërtesë të izoluar dhe improvizuar, ndërsa brenda nuk ka pasur rrymë, as ujë, por nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit.

Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre, për shkak se kufomat janë karbonizuar.

Prokuroria po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco