Shkrumbohet nga flakët vetura e deputetit

Shkrumbohet nga flakët vetura e deputetit

13:58, 18/06/2018
A+ Aa A-

Eshtë djegur automjeti i një deputeti dhe akoma policia nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për autoret e kësja ngjarje të rëndë.

Automobilit të tipit “Mini Kuper” në pronësi të deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec, mbrëmë rreth orës 23:00 i është vënë zjarri nga autorë të panjohur. Ditën e djeshme deputeti Lokvenec ishte në Prespë për nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Siç thuhet në komunikatën e policisë, personi H.L. (48) nga Prilepi  mbrëmë në SPB-në e Manastirit në orën 23:05 ka paraqitur denoncim se rreth orës 23:00 njerëz të panjohur i kanë djegur automjetin në pronësi të tij “Mini Kuper” me targa të Prilepit.

Një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve – Prilep e ka shuar zjarrin por nuk ka arritur të shpëtojë automjetin. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit po që akoma nuk kanë arritur në ndonjë konkluzion.

Edhe gjatë ditës së djeshme ka patur tension në Shkup pas firmosjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco