Rivali i Erdoganit: Pallatin Presidencial me 1000 dhoma do e kthej në fole...

Rivali i Erdoganit: Pallatin Presidencial me 1000 dhoma do e kthej në fole...

17:13, 04/05/2018
A+ Aa A-

Presidencën do er largoj nga pallati me mbi 1000 dhoma që Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ndërtuar. Ky është premtimi i parë që ka bërë kandidati i opozitës në Turqi, Muharrem Ince, i cili u prezantua sot nga partia më e madhe opozitarem për zgjedhjet e 24 qershorit.

Deputeti i qytetit të Yalovas, Muharrem Ince, u prezantua nga kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal K?l?çdaro?lu.

Ince, në fjalën e tij theksoi se do të përfaqësojë 80 milionë turqit dhe jo vetëm republikanët.

Premtimi i tij i parë ishte se Presidencën do ta rikthejë në lagjen Çankaya të Ankarasë, duke e hequr nga pallati i shumëpërfolur presidencial që Erdogan fillimisht e ndërtoi për Kryeministri dhe më pas e bëri Presidencë.

 “Në momentin e fitores të vendosemi në Çankaya apo në Pallatin Presidencial”, pyeti Ince të pranishmit në prezantimin e tij.

Pasi mori përgjigjen “Çankaya”, Ince shtoi: “Ju jap fjalën, Pallatin Presidencial (të Erdogan) do ta kthej në fole shkence”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco