Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Maradona ishte shumë pranë, rekordi e paprecedentë që mund të arrijë Messi në Katar

Maradona ishte shumë pranë, rekordi e paprecedentë që mund të arrijë Messi në Katar

21:09, 15/12/2022
A+ Aa A-

Pas tre ditësh, Kombëtarja e Argjentinës do të luajë finalen e Kupës së Botës, në Katar, kundër Francës. Është objektivi i madh i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni dhe mbi të gjitha i Lionel Messit, të cilit duket se futbolli i detyrohet ende diçka. Përveç dëshirës së më shumë se 45 milionë njerëzve, Leo mund të thyejë një rekord që Diego Maradona pothuajse e arriti në “Meksikë 1986”.

Lionel Messi ka shansin për t’u bërë futbollisti i parë në historinë e Kupave të Botës që e mbyll turneun si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në një edicion të vetëm. Askush nuk e ka arritur në gati 100 vjet histori të Kupës së Botës. Në “Katar 2022”, Leo është mes rivalëve kryesorë në të dy klasifikimet dhe do të duhet të luftojë kundër francezëve dhe madje edhe me shokët e skuadrës.

Diego Maradona, në Kupën e Botës “Meksikë 1986” udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë. Ai e mbylli turneun me pesë gola dhe pesë asistime. Golashënuesi më i mirë në atë turne u shpall Gary Lineker me 6 finalizime.

Golashënuesit më të mirë të “Katar 2022”:

Kylian Mbappé        – 5 gola (6 ndeshje, 477 min.)

Lionel Messi             – 5 gola  (6 ndeshje, 540 min.)

Olivier Giroud          – 4 goa (5 ndeshje, 382 min.)

Julián Álvarez          – 4 gola (6 ndeshje, 364 min.)

Siç mund të shihet, ekziston mundësia që gjithçka të përfundojë në mënyrë të barabartë. Për ta fituar garën në rast barazimi, gjëja e parë që duhet marrë parasysh është numri i ndeshjeve: ai që ka luajtur më pak do të jetë golashënuesi më i mirë. Nëse janë ende barazim, shihet numri i minutave të luajtura.

Asistuesit më të mirë në “Katar 2022”:

Bruno Fernandes       3 asistime (4 ndeshje, 357 min.)

Harry Kane                 3 asistime (5 ndeshje, 404 min.)

Antoine Griezmann  3 asistime (6 ndeshje, 467 min.)

Lionel Messi               3 asistime (6 ndeshje, 540 min.)

Për të thyer rekordin rekordin, Messi do të duhej të shënonte një gol dhe të jepte një asistim në finalen e së dielës, kundër Francës. A do t’ia dalë?

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco