Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Alarm në kombëtaren franceze, ‘gripi i devesë’ hedh ‘KO’ një tjetër lojtar

Alarm në kombëtaren franceze, ‘gripi i devesë’ hedh ‘KO’ një tjetër lojtar

19:36, 15/12/2022
A+ Aa A-

Ekipi francez i futbollit u trondit rëndë nga virusi që u shfaq te lojtarët e tyre dhe pasi në gjysmëfinalen kundër Marokut mbetën pa Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecan, teksa tashmë është infektuar edhe Kingsley Coman.

Shkak duket se është i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek disa sportistë dhe përket familjes së koronavirusit.

E ka marrë edhe Coman, gjë që u konfirmua nga trajneri francez Deschamps:

"Ai ka temperaturë. Ne po përpiqemi të bëjmë kujdes që të mos përhapet ky virus, i cili prek shumë lojtarë këtu në Kupën e Botës. Sëmuresh kur je shumë i lodhur, trupi yt dobësohet dhe je më i prekshëm", tha tekniku francez.

Meqë ra fjala, para fillimi të Kupës së Botës në Katar, mediat angleze shkruajtën për mundësinë e infektimit me këtë virus dhe paralajmëruan fansat që të kenë kujdes sepse është më i rrezikshëm se korona, por duket se këto paralajmërime nuk kanë arritur deri tek francezët.

Franca do të luajë të dielën në finale me Argjentinën dhe mbetet të shihet se në cilët lojtarë do të mund të llogarisë Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco