Francë-Argjentinë, rreth 1.7 miliardë euro në finalen e Botërorit

Francë-Argjentinë, rreth 1.7 miliardë euro në finalen e Botërorit

14:04, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një finale, si ndeshje teke, nuk ka favoritë. Aq më tepër nëse skuadrat në fushë janë Franca dhe Argjentina dhe kanë në gjirin e tyre kampionë si Kylian Mbappe apo Lionel Messi.

Sidoqoftë, ka detaje që bëjnë Francën favorite e jo vetëm për çështje tradite në dekadat e fundit.

Edhe vlera e organikeve flet frëngjisht. Sipas “Transfermarkt”, kampionët e Botës në fuqi kanë organikën më të shtrenjtë të Kupës së Botës me një vlerë prej 1.05 miliard euro.

Mesatarisht, çdo lojtar i “Gjelave” vlen 38,36 milionë euro, teksa formacioni titullar kushton 559 milionë euro.

Stiv Mandanda me një karton prej vetëm 1.5 milionë eurosh është lojtari më i lirë te Franca, ndërkohë, më i shtrenjti, është Kylian Mbappe që vlen 160 milionë euro sipas “Transfermakt”, por nuk ka dyshime që për ta rrëmbyer nga PSG-ja do të duheshin disa qindra milionë më shumë.

Lionel Messi me shokë fluturojnë në krahët e entuziazmit, sidomos pas fitores së lehtë kundër Kroacisë dy ditë më parë.

Duke qëndruar në diskutim kostoje, “Pleshti” vlen 50 milionë euro, teksa lojtari më i shtrenjtë mes 26 të grumbulluarve është Lautaro Martinez me 75 milionë euro.

Edhe pse e nisi si titullar turneun dhe po e shijon si rezervë luksi, bomberi i Interit ka me se të krenohet me shokët e skuadrës.

Për të gjetur lojtarin që vlen më pak ekonomikisht nuk ka nevojë të lodhemi në hulumtime.

Ai është titullar i padiskutueshëm, por çdo ekip mund ta blejë për vetëm 3 milionë euro.

Formacioni titullar i Scalonit, të paktën duke u bazuar në ndeshjen e fundit kundër Kroacisë, kap një vlerë prej 314 milionë euro, ndërkohë që organika në tërësinë e saj kushton 645.2 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco