Kur luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Botëror

Kur luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Botëror

22:19, 14/12/2022
A+ Aa A-

Botërori ka ardhur në fund dhe deri në fund të turneut në Katar kanë mbetur për t'u luajtur edhe dy ndeshje të tjera, pas të cilave do të dimë renditjen e katër kombëtareve më të mira në planet.

Tashmë të shtunën në stadiumin Khalifa International në Al Rayyan do të luhet ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt duke filluar nga ora 16:00.

Për medaljen e bronztë botërore do të luftojnë Kroacia, e cila u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina dhe Maroku që sonte i dorëzoi armët në duel kundër Francës.

Një ditë më vonë, po në orën 16:00 do të luhet finalja e madhe, pas së cilës do të dihet emri i kampionit të botës në futboll.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Lusail në Lusail dhe do të takohen Argjentina dhe Franca.

Argjentina do të luftojë për trofeun e tretë (më parë e kishte fituar në 1978 dhe 1986), dhe Franca do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar katër vjet më parë në Rusi.

Ndeshja për vendin e tretë:

Kroaci - Marok (e shtunë, ora 16:00)

Finalja:

Argjentinë - Francë (e diel, ora 16:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco