Eliminimi i Portugalisë nga Maroku, Ronaldo lë fushën mes lotësh

Eliminimi i Portugalisë nga Maroku, Ronaldo lë fushën mes lotësh

18:29, 10/12/2022
A+ Aa A-

Maroku shkruan historinë, fiton 1-0 ndaj Portugalisë dhe eliminon luzitanët favoritë. Kombëtarja marokene bëhet e para skuadër afrikane në historinë e Botërorëve që arrin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi En Nesyri që realizoi në minutën e 41-të të pjesës së parë.

Ndërkohë te Portugalia, Ronldo nuk ishte titullar në këtë përballje, por u aktivizua në minutën e 51’.

Pavarësisht rasteve të shumta, ylli portugez nuk ia doli ti japë fitoren Kombëtares.

Pas rënies së bilbilit, Ronaldo nuk i mbajti më lotët dhe la menjëherë fushën duke qarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco