Vlerësimet për Messin: Qiellor, ai sheh një korridor që asnjë njeri tjetër nuk do ta shihte

Vlerësimet për Messin: Qiellor, ai sheh një korridor që asnjë njeri tjetër nuk do ta shihte

12:47, 10/12/2022
A+ Aa A-

Argjentina vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, pasi mundi me penallti Holandën mes shumë emocioneve. Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan në barazim 2-2, ndërsa nga 11-metrat, albicelestet u treguan më të saktë.

Padyshim, një ndër protagonistët e sfidës për argjentinasit, ishte kapiteni Lionel Messi, i cili shpiku një asist të zgjuar për Molinan dhe mw pas u tregua është shumë i ftohtë nga 11 metrat, si gjatë ndeshjes ashtu edhe gjatë goditjeve të penalltive në fund.

Vlerësimi 7.5 nga La Gazzetta dello Sport : "Asistimi i shkëlqyer për Molinën, penalltia, tre ose katër magji që përmbysin fytyrën e sfidës, por më pas ai “futet në lojë” dhe nuk e bën... Maradonën."

Gjysmë votë më shumë nga Corriere dello Sport : "I paarritshëm. Një asistim si ky është i papritur. Ai shpërndan urtësi dhe magji edhe më pas, duke shënuar penalltinë për 2-0: janë 10 gola në Botëror, si Batistuta”.

8.5  nga Tuttosport : "Shkatërrues, holandezët i vendosin dy apo tre lojtarë për ta mbrojtur dhe ndonjëherë e bëjnë edhe me katër. Ndoshta kështu mendojnë ta bëjnë të padëmshëm, por “Pleshtit” nuk i intereson dhe sheh një korridor që askush tjetër nuk do ta shihte. Topi arrin te Molina, të cilit i dueht vetëm të mposhtë Noppert. A nuk ju mjafton kjo? Kështu që këtu ai shënon penalltinë për të bërë 2-0 dhe gjithashtu penalltinë e parë pas shtesave. Qiellor".

La Gazzetta dello Sport : 7.5

Tuttosport : 8.5

Corriere dello Sport : 8

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco