Foto e 'fuqishme': Argjentinasit festojnë sfidues në fytyrat e holandezëve

Foto e 'fuqishme': Argjentinasit festojnë sfidues në fytyrat e holandezëve

12:21, 10/12/2022
A+ Aa A-

Argjentina fitoi dje ndaj Holandës e cila përjetoi deja vu. 

Në veçanti,  Albiceleste  , pasi humbi epërsinë me dy gola në kohën normale, u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës me penallti kundër Holandës njësoj si në vitin 2014.

Goditja në kohë e mirë e Lautaro Martinez përfundoi lojën dhe pothuajse të gjithë argjentinasit vrapuan  për të bërë gjeste ndaj lojtarëve holandez.

I pari dhe më i miri është Nicolas Otamendi dhe përkrahës i denjë i tij është Angel Di Maria që ka pasur precedentë me holandezët dhe veçanërisht me Louis van Gaal.

Otamendi ka dhënë shpjegimin e tij se përse ai dhe shokët e tij kanë festuar përballë holandezëve. 

“Festova në fytyrat e tyre sepse ishte një lojtar holandez që në çdo goditje dënimi vinte dhe i fliste njërit prej lojtarëve tanë”.

Në momentin që topi i Lautaro Martinez godet rrjetën, kamera kap një moment magjik.

Shpërthimi i argjentinasve, gjysma e të cilëve vrapojnë për të festuar dhe të tjerët për të tallur holandezët që po shohin të hutuar. 

Ky imazh ka shumë emocione brenda, britma, festime,  fytyra të vrenjtura, ju pothuajse mund t'i shihni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco