Zyrtare/ Van Gaal e mbyll me Holandën pas eliminimit nga Botërori, ja kush e zëvendëson nga 1 janari

Zyrtare/ Van Gaal e mbyll me Holandën pas eliminimit nga Botërori, ja kush e zëvendëson nga 1 janari

11:14, 10/12/2022
A+ Aa A-

Louis van Gaal do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares holandeze.

Ai e bëri të ditur vetë në konferencën për shtyp, menjëherë pas humbjes me penallti ndaj Argjentinës në çerekfinale të Botërorit:

 “Nuk do të vazhdoj si trajner i kombëtares holandeze, ishte ndeshja ime e fundit për mandatin tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam thirrur shumë lojtarë të rinj, i kam lejuar të fitojnë përvojë. Kemi formuar një grup dhe, kur shikoj prapa, shoh diçka shumë pozitive”, deklaroi van Gaal dhe më pas shtoi: "Po largohem nga një grup i shkëlqyer, një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik. Kam qenë trajner për 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur kurrë. Duhet të ketë një arsye. Për më tepër, ne luajtëm kundër më të mirëve”.

Nga 1 janari 2023, 71-vjeçari do të zëvendësohet në stol nga Ronald Koeman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco