Neymar dhe shokët e tij u ngushëlluan nga lojtarët kroatë, djali i Perisic 'vodhi skenën'

Neymar dhe shokët e tij u ngushëlluan nga lojtarët kroatë, djali i Perisic 'vodhi skenën'

09:20, 10/12/2022
A+ Aa A-

Skuadra kroate e futbollit mposhti Brazilin me rezultat 4-2 në çerekfinalet e Botërorit të Katarit pas goditjeve të penalltive. Brazilianët ishin jashtëzakonisht të mërzitur dhe pas humbjes dha dorëheqjen edhe trajneri Tite.

Neymar dhe bashkëlojtarët nuk i fshehën dot lotët dhe u ngushëlluan futbollistët kroatë të drejtuar nga Modric dhe Perisic.

Mirëpo, skena më interesante ishte sigurisht në qendër të fushës kur Neymar, i cili qante, iu afrua djali i Perisic i cili i dha dorën për ta ngushëlluar dhe video u bë hit në rrjetet sociale.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri brazilian Tite dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të pesë herë kampionëve të botës, pas gjashtë viteve të kaluara në stolin e Selecaos.

Në rastin më të keq, kroatët siguruan kështu luftën për vendin e tretë, duke qenë se me siguri do të luajnë edhe dy ndeshje deri në fund.

Kujtojmë se për Kroacinë në penallti shënuan Vlasic, Majer, Modric dhe Orsic. Goditjen e Rodrygos e priti Livakovic, i saktë ishte Casemiro, i cili shënoi edhe pse portieri kroat ishte afër për ta pritur goditjen e tij, shënoi edhe Pedro dhe më pas Marquinhos goditi shtyllën dhe Kroacia kaloi në mënyrë sensacionale në gjysmëfinale të Botërorit.

Kroacia do të luajë në gjysmëfinale të Botërorit kundër Argjentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco