Blater kritikon Xhakën: Ku ishte mbrëmë ky kapiteni i zhurmshëm?

Blater kritikon Xhakën: Ku ishte mbrëmë ky kapiteni i zhurmshëm?

15:42, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, sulmoi kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pas humbjes katastrofike 6-1 të helvetëve në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës kundër Portugalisë.

Mesfushori i Arsenalit dështoi si të gjithë futbollistët zviceranë, por Blatter beson se Xhaka duhet të kishte marrë më shumë përgjegjësi.

“Ishte si ndeshje tenisi. Zvicra humbi 6-1. Ku ishte Granit Xhaka? Ai duhet të jetë lideri, ai ngre zërin, por nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme.  Skuadra zvicerane u vonua në lojë, humbi të gjitha duelet në mesfushë dhe nuk bëri asgjë në sulm. Pse trajneri Murat Yakin nuk aktivizoi Elvedin dhe la Schar sërish në rreshtin e fundit, do të mbetet sekret. Pas dy javësh e gjysmë në Kupën e Botës, fjalët e Granit Xhakës se dëshiron të shikojë Zvicrën si Kampione Bote, duken si një listë e parealizuar Krishtlindjesh”, u shpreh ish-kreu i FIFA-s.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco