Trajneri spanjoll kishte urdhëruar lojtarët të ekzekutonin nga 1000 penallti, në fund u mundën nga Maroku

Trajneri spanjoll kishte urdhëruar lojtarët të ekzekutonin nga 1000 penallti, në fund u mundën nga Maroku

14:55, 07/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri Luis Enrique, kishte urdhëruar lojtarët e tij që të realizojnë të paktën 1000 penallti për të qenë gati në Katar, por ashtu si në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, penalltitë ishin sërish fatale për Spanjën në Kampionatin Botëror të Katarit. Vitin e kaluar ishte Italia, ndërsa tani Maroku.

Interesant është fakti se spanjollët i humbën të tre penalltitë ndaj Marokut. Për shkak të gjithë kësaj, është e çuditshme që Enrique urdhëroi lojtarët e tij të ekzekutonin nga 1000 penallti secili përp ara se të mbërrinin në Katar.

Deklarata u bë shpejt virale pasi Spanja u eliminua me penallti.

"Unë mendoj se të gjithë lojtarët më respektuan. Një vit më parë në kampin stërvitor spanjoll, i urdhërova që deri në Katar të gjithë duhet të godasin 1000 penallti. Nëse prisni derisa të vini këtu në Kupën e Botës dhe të stërviteni, nuk do të ndodhë”, tha Enrique në një nga konferencat për shtyp në Katar.

Image

Enrique shtoi se penalltitë janë gjithnjë e më pak me fat, pasi portierët kanë gjithnjë e më shumë ndikim.

"Është një moment tensioni maksimal, një kohë për të treguar nervat tuaja dhe për të mundur të gjuani penalltinë ashtu siç keni vendosur, nëse e keni praktikuar 1000 herë. Mund të stërviteni, kontrolloni dhe menaxhoni tensionet. Është gjithnjë e më pak fat sepse portierët kanë gjithnjë e më shumë ndikim”, shtoi Enrique.

Megjithatë, as ato 1000 penallti nuk mjaftuan për të shënuar qoftë edhe një gol. Humbën penalltinë Pablo Sarabia, Carlos Soler dhe Sergio Busquets.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco