Futbollisti maroken flet pas ndeshjes me Spanjën: Fitorja u përket të gjithë arabëve dhe myslimanëve

Futbollisti maroken flet pas ndeshjes me Spanjën: Fitorja u përket të gjithë arabëve dhe myslimanëve

14:27, 07/12/2022
A+ Aa A-

Futbollistët e Marokut kaluan dje në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar pas gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen kundër Spanjës dhe lojtari i Angers Sofiane Boufal luajti pak më shumë se një orë në krahun e majtë.

Gjatë minutave të luajtura, 29 vjeçari përfundoi gjashtë nga tetë tentime të pabesueshme për driblime dhe fitoi 12 nga 15 duele.

"Faleminderit të gjithë marokenëve në mbarë botën për mbështetjen e tyre, të gjithë arabëve, të gjithë myslimanëve. Kjo fitore ju përket juve," tha Boufal për beIN Sports pas ndeshjes.

Meqë ra fjala, me kalimin në çerekfinale, Maroku barazoi sukseset më të mëdha të futbollit afrikan dhe para tyre këtë arritën Kameruni, Senegali dhe Gana.

Image

Portieri Bono shkëlqeu kundër Spanjës, duke pritur dy goditjet e spanjollëve nga pika e bardhë  e penalltisë.

Sarabia goditi shtyllën, ndërsa marokenët fituan 3-0 në total. Për ta shënuan Sabiri, Ziyech dhe Hakimi.

Boufal dhe shokët e tij do të kenë një shans për një mrekulli tjetër në çerekfinale, ku do të takohen me Portugalinë.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco