Grabitja në shtëpinë e Sterling, bien në pranga dy persona

Grabitja në shtëpinë e Sterling, bien në pranga dy persona

13:34, 07/12/2022
A+ Aa A-

Në mes të Kupës së Botës me Anglinë, pak para kualifikimit ndaj Senegalit, Raheem Sterling, anësori i majtë i Chelsea, u largua nga grupi me nxitim për të shkuar në shtëpinë e tij në Londër, e cila u grabit. 

Së fundmi, bëhet me dije se y persona të dyshuar si të lidhur me këtë rast janë arrestuar nga policia, raporton "Sky News".

Në një deklaratë, policia tha se dy burra u arrestuan pasi dyshohen për dy vjedhje të ndodhura më 6 dhjetor në zonën e Oxshott.

Ndërkohë lojtari i Anglisë vijon të qëndrojë në shtëpinë e tij, duke mos u rikthyer ende në Katar, pasi ka frikë për sigurinë e familjes së tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco