VIDEO/ Gëzon populli brazilian, Neymar rikthehet në stërvitje

VIDEO/ Gëzon populli brazilian, Neymar rikthehet në stërvitje

11:51, 04/12/2022
A+ Aa A-

Festa është legjitime te Brazili. Ylli i kombëtares, Neymar është rikthyer në stërvitje dhe tashmë është gati të udhëheqe skuadrën e tij drejt trofeut të Kupës së Botës. Braziliani i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë ndaj Serbisë, humbi sfidat me Zvicrën dhe Kamerunin, por tashmë merr fund mungesa e tij.

Sulmuesi i PSG po rikuperohet në kohë rekord dhe tashmë ka filluar stërvitjet. Është vet Neymar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndihet mirë pasi u bashkua me skuadrën në seancën stërvitore të së shtunës.

“Ndihem mirë, e dija që do të ndihesha tani”, ka shkruar Neymar në Twitter, bashkangjitur me dy fotografi.

Image

Neymar nuk dihet nëse do të jetë gati 100 për qind për ndeshjen e së hënës ndaj Koresë së Jugut, por sigurisht që pritet t’i luajë disa minuta, ndërsa në stërvitje nuk munguan golat dhe driblimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco