Raundi i 1/8-ve i Kupës së Botës: Franca favorite absolute ndaj Polonisë, senegalezët shpresojnë tek një mrekulli kundër anglezëve

Raundi i 1/8-ve i Kupës së Botës: Franca favorite absolute ndaj Polonisë, senegalezët shpresojnë tek një mrekulli kundër anglezëve

10:00, 04/12/2022
A+ Aa A-

Sot janë planifikuar dy ndeshje të tjera të fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës në Katar.

Pasi Holanda dhe Argjentina kaluan dje në tetë skuadrat më të mira, sot do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe Franca dhe Anglia, të cilat janë favoritët e mëdhenj në duelet me Poloninë dhe Senegalin.

Franca dhe Polonia do të dalin në fushë në orën 16:00. Francezët janë favoritët absolutë për të avancuar më tej dhe polakët, të cilët falë golavarazhit kaluan në 1/8-at, do t'ju duhet një mrekulli për të ndaluar Mbappen dhe “KO”.

Në radhët e Francës më herët u lënduan Benzema dhe Hernandez, ndërsa Polonia do të luajë me formacionin më të fortë të mundshëm.

Në orën 20:00 Anglia do të luajë kundër Senegalit. Ashtu si francezët, edhe anglezët janë favorit në këtë ndeshje dhe çdo gjë përveç fitores së tyre do të jetë surprizë.

Anglezët nuk mund të llogarisin shërbimet e White, i cili nuk luajti as në kampionat, ndërsa senegalezët do të kenë probleme të mëdha me mesin e fushës, më saktë në mesfushë. Kështë, Gueye nuk do të luajë për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa paraqitja e Kouyate është e dyshimtë për shkak të një dëmtimi të muskujve të këmbës.

Programi i ndeshjeve të sotme:

Francë - Poloni (16:00)

Angli - Senegal (20:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco