‘Më mbytën propozimet për martesë’, sulmuesi korean fik telefonin!

‘Më mbytën propozimet për martesë’, sulmuesi korean fik telefonin!

22:51, 03/12/2022
A+ Aa A-

Cho Gue-Sung debutoi me kombëtaren e Koresë së Jugut në shtatorin e vitit të kaluar dhe deri tani numëron 18 ndeshje dhe 6 gola. 24-vjeçari luan në vendlindje me Jeonbuk Hyundai. Qendërsulmuesi shtatlartë, realizoi dy golat e Koresë në humbjen 2-3 ndaj Ganës.

Kombëtarja aziatike mposhti 2-1 me përmbysje Portugalinë në ndeshjen e fundit në grup, sukses që solli kualifikimin në raundin e 1/8-vë në Botëror, aty ku koreanët do sfidojnë Brazilin të hënën (5 dhjetor, 20:00).

Cho është kthyer në një hero në vendlindje dhe një nga më të dashurit për tifozet femra. Deri përpara fillimit të Kupës së Botës, ai numëronte vetëm 20 mijë ndjekës në faqen e tij në Instagram, teksa tani ndiqet nga 1.6 milionë njerëz!

Një objektiv i arritur pa shumë përpjekje, pasi në faqen e Cho ka vetëm gjashtë postime në total. I fundit u bë pas fitores ndaj Portugalisë, ndërkohë që publikimi tjetër kishte ndodhur në muajin korrik.

Sulmuesi është surprizuar dhe deri tani ka marrë shumë propozime për martesë në vendlindje. Cho dëshiron të ruajë përqendrimin dhe ka vendosur ta mbajë telefonin të fikur gjatë aventurës në Katar 2022!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco