Katar 2022/ Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Katar 2022/ Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

17:54, 03/12/2022
A+ Aa A-

Sot ka nisur faza e eliminimit direkt dhe ndeshja e parë ishte ajo mes Holandës dhe ShBA-së.

Tulipanët ia dolën të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi mposhtën SHBA-n me rezultatin 3:1.

45 minutat e parë dhuruan një ndeshje tejet të mirë, me dy kombëtaret që kërkonin të gjenin golin.

Por, më konkret ishin holandezët, pasi në minutën e 10` gjetën golin.

Ishte Memphis Depay që i dha epërsinë holandezëve.

Amerikanët gjithashtu tentuan disa herë të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ShBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës.

Por, rastet e krijuara i konkretizuan kombëtarja e Luios van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.

Memphis Depay (10’), Daley Blind (45+1’) dhe Denzel Dumfries (81’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

Haji Wright (76’) e shënoi golin e vetëm për amerikanët.

Holanda në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco