Holandë-SHBA/ Rezultati dhe statistikat, 'Tulipanët' e mbyllin me festë pjesën e parë

Holandë-SHBA/ Rezultati dhe statistikat, 'Tulipanët' e mbyllin me festë pjesën e parë

16:50, 03/12/2022
A+ Aa A-

Sot ka nisur faza e eliminimit direkt dhe ndeshja e parë në mes Holandës dhe ShBA-së pas pjesës së parë u mbyll 2:0 në favor të ‘Tulipanëve’.

45 minutat e parë dhuruan një ndeshje tejet të mirë, me dy kombëtaret që kërkonin të gjenin golin.

Por, më konkret ishin holandezët, pasi në minutën e 10` gjetën golin.

Ishte Memphis Depay që i dha epërsinë holandezëve.

Amerikanët gjithashtu tentuan disa herë të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ShBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës.

Por, rastet e krijuara i konkretizuan kombëtarja e Luios van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco