Pele në gjendje të rëndë shëndetësore/ Mbappe, mesazh për legjendën: Lutuni për Mbretin!

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore/ Mbappe, mesazh për legjendën: Lutuni për Mbretin!

16:38, 03/12/2022
A+ Aa A-

Lajme jo të mira për shëndetin e legjendës së futbollit botëror, Pele. Tri herë kampioni i Botës me Brazilin, tashmë 82-vjeç, është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë.

Nga Brazili raportojnë për Pelenë, i cili u shtrua në spital javën e kaluar, janë marrë masat për t’i lehtësuar dhimbjen në një repart të “kujdesit paliativ në fund të jetës”.

Për gjendjen shëndetësore të Pele, ka reaguar dhe Mbappe.

Kylian Mbappe nuk ka harruar një nga idhujt e tij, pikërisht brazilianin Pele, i cili ndoshta po jeton ditët e fundit të jetës së tij. 

“Ylli” francez ka një mesash për një nga më të mëdhenjtë (për shumë më i madhi) e historisë

“Lutuni për Mbretin!”, shkruan Mbappe për “O’Rei”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco