Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nis raundi i 1/8-ve/ Holandë-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

Nis raundi i 1/8-ve/ Holandë-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

15:05, 03/12/2022
A+ Aa A-

Sot në Katar nisi raundi i 1/8-ve i Kupës së Botës 2022! Turi hapet me dy skuadra të pamposhtura në fazën e grupeve. Kryesuesit e Grupit A, me dy fitore (Katar, Senegal) dhe një barazim (Ekuador), Holanda përballet me Shtetet e Bashkuara , autorët e dy barazimeve (Anglia, Uellsi) dhe një suksesi (Irani), e dyta në grupin B.

Louis van Gaal zgjedh të luaj me modulin 3-4-1-2, me Noppert në portë, i mbrojtur nga Timber, van Dijk dhe Ake. Dumfries dhe Blind vendosen në krah të mesfushës, ndërsa de Jong dhe de Roon në qendër. Klaassen është në mbështetje të dyshes Gakpo-Depay. Përballë, Gregg Berhalter zgjedh t'i besojë një 4-1-2-3. Turner është në portë, i mbrojtur nga Dest, Zimmerman, Ream dhe Robinson. Adams është përpara mbrojtjes, me Musah dhe McKennie një hap më lart. Treshja e sulmit e përbërë nga Weah, Ferreira dhe Pulisic.

Formacionet zyrtare:

Holandë: Noppert - Timber, van Dijk, Ake - Dumfries, de Roon, de Jong, Blind - Klaassen - Gakpo, Depay

Shtetet e Bashkuara: Turner - Dest, Zimmerman, Ream, Robinson - Adams - Musah, McKennie - Weah, Ferreira, Pulisic

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco