Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

Flet vajza që tërboi serbët: I çmendi shqiponja, thirrën policët

Flet vajza që tërboi serbët: I çmendi shqiponja, thirrën policët

13:46, 03/12/2022
A+ Aa A-

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta, tensione, festime të çmendura edhe zënka. “Helvetët” arritën të siguronin kualifikimin në fazën tjetër, falë fitores 3-2 ndërsa Serbia u eliminua në fazën e grupeve.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë.

Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. 

Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco