Tite në telashe, Brazili humb dy futbollistë për pjesën tjetër të Botërorit

Tite në telashe, Brazili humb dy futbollistë për pjesën tjetër të Botërorit

13:11, 03/12/2022
A+ Aa A-

Përveç humbjes 1-0, ndeshja me Kamerunin ka lënë me pasoja edhe përsa i përket dëmtimeve Brazilin.

Sulmuesi Gabriel Jesus dhe mbrojtësi i majtë Alex Telles janë jashtë pjesës së mbetur të Kupës së Botës 2022, sipas “Globos”.

Kontrollet mjekësore të kryera pas disfatës ndaj Kamerunit të premten në mbrëmje për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, zbuluan dëmtime e dy futbollistëve brazilian, të cilët do të mungojnë në fazën finale të Botërorit. Sa i përket Gabriel Jesus, periudha e rikuperimit nuk është e gjatë (vetëm tre javë), por e mjaftueshme për të humbur Botërorin e Katarit.

Rasti i Alex Telles nga ana tjetër është më i rëndë dhe mund të çojë në operacion. Lojtari u zëvendësua në pjesën e dytë pasi u përplas me një lojtar kundërshtar. Mbrojtësi i Sevillas u largua nga fusha duke qarë. Të kualifikuar për në fazën e 1/8-ve, Selecaot ë përballen me Korenë e Jugut me shpresën për ta rikuperuar shpejt Neymarin, ndërsa lojtari i PSG-së vazhdon rehabilitimin për t'u kthyer në formë të plotë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco