Ndeshje spektakolare, Korea e Jugut përmbys Portugalinë dhe kualifikohet në turin tjetër

Ndeshje spektakolare, Korea e Jugut përmbys Portugalinë dhe kualifikohet në turin tjetër

18:04, 02/12/2022
A+ Aa A-

Korea e Jugut ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Portugalisë dhe të kualifikohet në 1/8-tat e Kupës së Botës.

Fillimisht ishin portugezët që kaluan të parët në avantazh me anë të Horta-s në minutën e 5-të, mirëpo koreano-jugorët arritën të përmbysnin gjithçka falë golave të Kim Young në minutën e 27-të dhe Hee-Chan Hwang në minutën e 90+1.

Një fitore e rëndësishme për vendin aziatik, që zë vendin e dytë në grupin H pas Portugalisë që pavarësisht humbjes u rendit në vendin e parë me dy fitore.

Uruguai arriti të triumfonte ndaj Ganës me rezultat 2-0, por ajo fitore dhe katër pikët e grumbulluara nuk i mjaftuan për të kaluar në fazën tjetër.

Portugalia dhe Japonia duhet të presin ndeshjet e darkës për të zbuluar kundërshtarët në 1/8-tat.

Image

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco