FIFA publikoi provat dhe shpjegimin vendimtar pse u njoh goli i Japonisë ndaj Spanjës

FIFA publikoi provat dhe shpjegimin vendimtar pse u njoh goli i Japonisë ndaj Spanjës

17:36, 02/12/2022
A+ Aa A-

Ka ende polemika pas golit të fitores së Japonisë ndaj Spanjës, teksa së fundmi ka reaguar edhe FIFA, e cila ka publikuar prova vendimtare që tregojnë se topi nuk ka kaluar vijën e portës.

Fillimisht, topi dukej se kishte kaluar vijën e portës, ndërsa Kaoru Mitoma vrapoi pas tij dhe u përpoq ta kthente në kuadratin e Spanjës.

Mitoma dërgoi një pasim kthimi në zonë dhe Ao Tanaka e kaloi e çoi atë në rrjetë për të shpërthyer në festë Japoninë.

 

 

"Goli i dytë i Japonisë u kontrollua nga VAR për të vendosur nëse topi ishte jashtë kufijve të fushës së lojës. Gjyqtarët e VAR përdorën kamerat e vijës së portës për të kontrolluar nëse topi ishte pjesërisht në vijë apo jo," shpjegoi FIFA.

 

 

“Kamera të tjera mund të ofrojnë kënde të pasakta, por bazuar në provat e disponueshme, topi nuk ishte jashtë loje gjatë gjithë rrugës”, shtoi FIFA.

Kujtojmë se Japonia mposhti mbrëmë Spanjën me një përmbysje të bujshme 2-1 dhe kështu zuri vendin e parë në grup. Po ashtu me këtë gol Gjermania u eliminua nga Botërori edhe pse në xhiron e fundit e mposhti Kosta Rikën me rezultat 4-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco