Eliminimi i Gjermanisë në fazën e grupeve, Schweinsteiger: Trajneri, fajtori i vetëm i kësaj situate të turpshme

Eliminimi i Gjermanisë në fazën e grupeve, Schweinsteiger: Trajneri, fajtori i vetëm i kësaj situate të turpshme

17:19, 02/12/2022
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka arritur të kaloj grupet në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Por për këtë eliminim të turpshëm nga grupet e Kupës së Botës, kritikat më të mëdha kanë shkuar për trajnerin sidomos nga legjenda gjermane Bastian Schweinsteiger.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka thënë se eliminimi nga Botërori është një turp për gjithë kombin e tyre dhe Flick duhet fajësuar për këtë.

“Flick duhet të fajësojë veten mbi këtë turp për kombin tonë. Në duelin e parë ndaj Japonisë mori guximin të zëvendësonte dy lojtarë me peshë në ekip si Gundogan dhe Muller e më pas të gjithë e dimë verdiktin final”.

Schweinsteiger ka thënë se në sfidën ndaj Spanjës bashkëkombësit e tij luajtën mirë, por gabimet ishin ndaj Japonisë dhe Kosta Rikës.

“Nuk mund të mbaj të njëjtin qëndrim në përplasjen me Spanjën. Në atë sfidë u tregua i zoti me lëvizjet e kryera. Ndaj Kosta Rikës gaboi sërish, duke i dhënë hapësirë veprimi kundërshtarit, si rrjedhojë erdhën edhe golat e pësuar në portën e Neuerit”.

“Ekipit në takimin e fundit i mungoi zjarri dhe lakmia për të shkuar më tepër pranë portës së mysafirëve, ai zjarr që ushqehet dhe transmetohet nga trajneri përkatës”, u shpreh Schweinsteiger.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco