Futbollisti i Holandës shfaqet me rrufë në konferencën për shtyp

Futbollisti i Holandës shfaqet me rrufë në konferencën për shtyp

15:36, 02/12/2022
A+ Aa A-

Gjithnjë e më shumë lojtarë të kombëtares holandeze duket se shqetësohen nga kondicionerët e shumtë në stadiume gjatë Botërorit.

I pari që ngriti zërin për këtë çështje ishte Frenki de Jong, i cili pati thënë se kishte ftohtë gjatë një konference për shtyp.

Me zë të marrë dhe rrufë u paraqit në konferencën e djeshme edhe Marten de Ron.

“Kam pak ftohtë, por ndihem mirë. Mbase kam luajtur paksa shumë afër Frenkit (De Jongut),” tha me shaka mesfushori.

Më herët braziliani Antoni ishte ankuar për kondicionerët në Botërorin e Katarit.

Diferencat e temperaturës janë të mëdha në disa vende dhe gjatë ditës është pothuajse 30 gradë kudo, teksa kujtojmë se çdo ndeshjet luhet në 26 gradë, një temperaturë e realizuar me ndihmën e kondicionerëve gjigantë të montuar nëpër stadiume.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco