VIDEO/ Nënkampioni i Botës tall Lukakun për rastet e humbura me Kroacinë: Do ta nderojmë një muaj në Split

VIDEO/ Nënkampioni i Botës tall Lukakun për rastet e humbura me Kroacinë: Do ta nderojmë një muaj në Split

14:06, 02/12/2022
A+ Aa A-

Belgjika barazoi pa gola ndaj Kroacisë pasditen e djeshme, teksa me këtë rezultat, “Djajtë e Kuq” nuk avancojnë dot nga grupet e Botërorit duke u eliminuar që në këtë fazë.

Romelu Lukaku, ishte lojtari që dje ka pasur shanset më të mëdha për shënim, teksa çuditërisht sulmuesi i Interit ka gabuar në 4 gola të sigurt.

Për këto raste flagrante ka reaguar mesfushori kroat i Seviljes, Ivan Rakitiç, me anë të një “Story” në rrjetin social “Instagram” duke u tallur me Romelu Lukakun, teksa thotë se do të nderohet për një muaj në qytetin e Splitit:

“Ec aty, Lukaku! Do ta nderojmë për një muaj në qytetin e Splitit. Ec aty!”, thotë gjatë videos mesfushori që u shpall nënkampion Bote me Kroacinë në “Rusi 2018”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco