Si do ta kërkojë Flick fitoren sot? Formacioni i mundshëm i Gjermanisë ndaj Kosta Rikës

Si do ta kërkojë Flick fitoren sot? Formacioni i mundshëm i Gjermanisë ndaj Kosta Rikës

13:06, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një ndeshje që do të përcaktojë kualifikimin për 1/16 e “Katar 2022” është ajo mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Duhet theksuar se të dyja skuadrat kanë shpresa për fazën tjetër, por në të njëjtën kohë të dyja mund të jenë jashtë. Gjithçka varet nga rezultati i sfidës direkt, por i kombinuar me Spanjë-Japoni.

Nga ana e saj, Gjermania është në vendin e fundit, por ka shpresa të arsyeshme për t’u kualifikuar, si i dyti.

Barazimi (1-1) me Spanjën ia rriti psikologjinë, pas disfatës së dhimbshme (1-2) nga Japonia.

Trajneri Hansi Flick pritet të bëjë disa lëvizje në kërkim të fitores, teksa formacioni mund të jetë ky: Neuer, Klostermann, Sule, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Gnabry, Musiala, Sane dhe Fullkrug.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosta Rikës pritet t’u përgjigjet “Panzerave” me këtë formacion: Navas, Fuller, Duarte, Watson, Vargas, Oviedo, Torres, Borges, Tejeda, Contreras, Campbell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco